Vdes 62-vjeçari që u godit nga vetura të mërkurën në Ferizaj

Ka humbur jetën 62-vjeçari të enjten në QKUK pasi u godit nga një veturë të mërkurën në Ferizaj

Ilustrim

Të enjten, një 62-vjeçar me inicialet H.S., ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas goditjeve të marra nga një veturë teksa ishte duke lëvizur me biçikletë të mërkurën në Ferizaj.

“Ndërsa, sot me datën 03.08.2023, rreth orës 02:00 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se ngasësi i biçikletës H.S ( M/K) i moshës 62-vjeçar, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore në aksident komunikacioni, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti u shkaktua nga vetura me targa vendore, të cilën e drejtonte 39-vjeçarja me inicialet B.S., e cila ka përplasur çiklistin.

62-vjeçari ishte dërguar menjëherë për ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj e pastaj në QKUK.

“Me datën 02.08.2023 rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Riza Matoshi’ në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku ishin të përfshirë një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte B.S ( F/K) e moshës 39-vjeçare dhe një biçikletë të cilën e drejtonte H.S ( M/K) i moshēs 62-vjeçar. Për pasojë e këtij aksidenti, lēndime të rënda trupore pëson ngasësi i biçikletës, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, ndërsa e dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura të tjera hetimore.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika