Xhaçka: NATO-ja t’i hapë dyert për Kosovën

Xhaçka ka thënë se NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri(MEPJ), Olta Xhaçka, të dielën e 14 majit, ka marrë pjesë në takimin jozyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NACC), në format të Ministrave të Jashtëm, i cili është mbajtur në Berlin.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaçka ka thënë se ky takim i paraprin samitit të NATO-s, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), temë kryesore kishte luftën në Ukrainë, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e Aleancës Veri Atlantike, anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, si dhe konceptin strategjik të NATO-s.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

Sa i përket situatës në Ukrainë, ministrja Xhaçka ka thënë se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa në vijim të mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, bëri me dije se Shqipëria do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.

“Të gjithë do të bëjmë gjithçka që mundemi që t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, është shprehur kryediplomatja shqiptare, ka raportuar A2 CNN.

Për të, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi.

Ministrja Xhaçka, gjithashtu, ka theksuar mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Konfirmova se Shqipëria do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari. Nëse të gjithë bëjmë më të mirën, mund t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar. Përsërita mbështetjen tonë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO”, ka shkruar Xhaçka.

May be an image of 11 people and text that says "BERL N NATO OTAN"

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika