Reduktimi i policisë ne veri, Sveçla: Kosova është duke e zbatuar marrëveshjen e Bratislavës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se prej ditës së premte (nesër) do të reduktojë prezencën e Policisë së Kosovës me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Kjo vendim është bërë duke u bazuar në vlerësimin e përbashkët të sigurisë pas takimit me EULEX-in dhe KFOR-in, në përputhje me pikën 2 të Marrëveshjes së Bratislavës. Sveçla thekson se kjo është një masë e ndërmarë për të zbatuar zotimet e bëra në marrëveshjen e Bratislavës dhe për të kontribuar në de-përshkallëzimin e tensioneve në vend

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se që nga ditë e premte(nesër) do të ulin prezencën e Policisë së Kosovës edhe me 25 për qind brenda dhe përreth ndërtesave komunale.

Sveçla ka thënë se Kosova është dukë zbatuar Marrëveshjen e Bratislavës.

“Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

 

Gjithashtu, edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar lidhur me lajmin se Policia e Kosovës do të reduktojë praninë e saj me 25 për qind në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës, pas takimit me EULEX-in dhe KFOR-in.

Në postimin e tij në rrjetin social, Twitter, ai ka shprehur kënaqësinë e tij për vlerësimin e parë të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe NATO-s, KFOR-it, siç është rënë dakord në Bratislavë.

Ai gjithashtu e ka quajtur këtë hap një progres të rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës.

“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, dhe NATO-s, KFOR-it siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika