Osmani diskuton me ministrin Aliu për përgatitjet për COP28 në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, për përgatitjet për COP28 dhe angazhimin e vendit në luftën kundër ndryshimeve klimatike, gjatë takimit në Presidencë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për të diskutuar përgatitjet për pjesëmarrjen e Kosovës në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP28), i cili këtë vit mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, ftesa për delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga presidentja Osmani për pjesëmarrje në diskutimet e nivelit të lartë në kuadër të COP28 paraqet një moment historik dhe tejet të rëndësishëm sa i përket angazhimit të vendit në drejtim të implementimit të agjendës klimatike.

Në takim, janë vlerësuar zhvillimet dhe të arriturat në fushën e përpilimit dhe miratimit të legjislacionit të rëndësishëm për ndryshimet klimatike, si dhe u diskutua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional për të siguruar një paraqitje sa më të suksesshme të vendit në COP28.

Po ashtu, presidentja Osmani dhe Ministri Aliu ranë dakord për bashkërendim të angazhimit dhe komunikimit në muajt në vijim, me qëllim të adresimit të suksesshëm dhe efektiv të sfidave të lindura si pasojë e ndryshimeve klimatike, në mënyrë që të garantohet mirëqenia e qytetarëve.

Gjatë takimit, siç thuhet në njoftim, u diskutua gjithashtu për projekte të shumta dhe iniciativa të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimit të infrastrukturës, që kanë një rëndësi të veçantë për avancimin e përpjekjeve vendore drejt Agjendës së Gjelbër dhe përmirësimin e infrastrukturës ndërlidhëse në vend dhe rajon.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika