AAK për marrëveshjen e Kosovës me MCC-në: Është meritë e ish-kryeministrit Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se marrëveshja e Qeverisë së Kosovës, e nënshkruar ditë më parë me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), është meritë e kryetarit të saj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), marrëveshja e Qeverisë së Kosovës e nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), është meritë e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një reagimi në Facebook, sipas AAK-së programi ‘Compact’ i kësaj marrëveshjeje ishte miratuar në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër.

“Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish-kryeministrit Haradinaj. Kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hir të së vërtetës”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Ndërkaq, kjo parti politike teksa ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëveshja e njëjtë do të duhet të nënshkruhej më herët dhe jo pas presioneve të vazhdueshme ndaj tij.

“Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë. E pjesa tjetër sikur ky qenka një sukses i qeverisë së tij, nuk është gjë tjetër përpos fukarallëk”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Ramush Haradinajt dhe MCC-së

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës dhe përfaqësues të Millenium Challenge Corporate (MCC), kanë nënshkruar marrëveshjen për energji, nga e cila Kosova do të përfitojë 236.7 milionë dollarë.

Në njoftimin e MCC-së, thuhet se kjo marrëveshje është bërë për ta forcuar sektorin energjetik të Kosovës.

“Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë produktive negociatash për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar sektorin energjetik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MCC-së.

May be an image of 2 people

Po ashtu, sipas MCC-së, përmes këtij fondi synohet ulja e kostove të energjisë për familjet dhe bizneset.

“Investimet e MCC-së janë krijuar për të forcuar sektorin energjetik duke nxitur një qasje të drejtuar nga tregu për uljen e kostove të energjisë për familjet dhe bizneset, duke inkurajuar efiçencën e energjisë dhe duke zhvilluar burime të reja të prodhimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte  pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhej se ky takim shënonte fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që, sipas tyre, e kalon shumën e 200 milionë dollarëve, e cila u nënshkrua të premten e që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Nënshkruhet marrëveshja me MCC-në, Kosova përfiton mbi 200 milionë dollarë

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika