Pensionistëve do t’u lejohet hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë deri në fund të gushtit

Deri në fund të gushtit me ç'rast hyrjen në pishinën e Gërmisë do ta kenë falas, pensionistët duhet të kenë me vete një dokument që ua dëshmon moshën

Pensionistëve do t’u mundësohet hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë, duke filluar nga 9 gushti e deri në fund të tij.

Kështu ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook “Sport Marketing”, të martën. Megjithatë, pensionistët duhet të kenë me vete një dokument që ua dëshmon moshën.

“Ndërmarrja publike lokale ‘Sport Marketing’ merr vendim që prej datës 09.08.2023 deri më 31.08.2023, të lejojë hyrjen pa pagesë për të gjithë pensionistët! E rëndësishme: te hyrja e Pishinës së Gërmisë duhet të dëshmohet mosha me dokument personal të identifikimit!”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika