Marin: Nëse anëtarësohet Finlanda në NATO, do të jetë vendim historik

Në një konferencë të përbashkët shtypi, presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeminstrja e Finlandës Sanna Marin kanë thënë se, Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO duke braktisur neutralitetin ushtarak dhe duke injoruar kërcënimet nga presidenti rus Putin

Të dielën, Qeveria e Finlandës ka thënë se synon t’i bashkohet NATO-s, duke hequr dorë nga neutraliteti i dekadave, dhe duke injoruar kërcënimet ruse për hakmarrje të ndryshme.

Ndërsa, Finlanda po përpiqet ta forcojë sigurinë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Partia në pushtet e Suedisë ka thënë se do të mbështesë hyrjen e Finlandës në NATO. Njoftimi për synimin e Finlandës, u bë i njohur në një konferencë të përbashkët shtypi nga presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin.

Në këtë konferencë presidenti dhe kryeministrja kanë thënë se, masa duhet të ratifikohet nga parlamenti i vendit, përpara se Finlanda të mund të kërkojë zyrtarisht anëtarësimin në aleancë, raporton “CNN”.

Sanna Marin

Të dielën, Sanna Marin ka thënë: “Ne shpresojmë që parlamenti do të konfirmojë vendimin për të aplikuar për anëtarësim në NATO. Gjatë ditëve në vijim, vendimi do të bazohet në një mandat të fortë, me Presidentin e Republikës. Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me qeveritë anëtare të NATO-s dhe vetë NATO-n”.

Marin ka shtuar se Finlanda është partnere e ngushtë e NATO-s, por është një vendim historik nëse i bashkohet në NATO-s, dhe shpreson se vendimet do të merren së bashku.

Sauli Niinisto

Anëtarësimi i Finladës në NATO,  mund të marrë kohë për t’u finalizuar, pasi legjislaturat e 30 anëtarëve aktualë të NATO-s, duhet t’i miratojnë aplikantët e rinj.

Kjo situatë e shton zemërimin e Rusisë. Sipas një deklarate, presidenti rus Putin i ka thënë të shtunën homologut finlandez Niinisto, se braktisja e neutralitetit ushtarak dhe bashkimi me bllokun do të ishte një “gabim”.

Së fundi, Rusia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Finlandë pas problemeve në marrjen e pagesave.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika