Llumnica: VV sa ishte në opozitë thoshte se kemi të drejtë

Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos tenderohet jashtëligjshëm departamenti i punëtorëve fizikë të KEK-ut.

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, Lluminca ka deklaruar se pozita e tanishme VV kur ishte në opozitë, sa i përket tenderimit dhe huazimit të punëtorëve fizikë te KEK-ut, ka thënë se ka qenë e padrejtë dhe e jashtëligjshme, ndërsa tani nuk po ndërmarrin asgjë.

” Në vitin 2007 është tenderuar jashtëligjshëm ky departament i sigurimit fizik. Mirëpo, kjo qeveri që është në pushtet, atëherë ishte në opozitë, thoshte se ju keni të drejtë, dhe këta punëtorë kanë pasur shpresë te kjo qeveri që t’i kthejë në vendin e tyre. Po të ishte e padrejtë dhe e jashtëligjshme tenderimi i viteve të kaluara, atëherë është edhe tash”, ka thënë Llumnica.

Sipas tij, punëtorëve të sigurimit fizik po u shkelet dinjiteti.

“Ne kërkojmë të mos tenderohet ky departament jashtëligjshëm, është edhe interes i Kekut, edhe qeverisë, por edhe këtyre punëtorëve, sepse po të privatizohet prej huazimit është jashtëligjshëm. Këta punëtorë nuk kanë marrë asnjë aksion në kohën kur janë huazuar dhe nuk janë privatizuar”.

“Po kërkojmë një të drejtë ligjore. Pse të avancohen njerëzit apo oligarket në këtë aspekt, sepse kur të marrë vetëm dikush tenderin, përfiton vetëm ai person, pse të mos përfitojnë punëtorët, shoqëria”, ka përfunduar Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika