Policia: Mbi 600 armë pa leje u konfiskuan në periudhën janar-korrik

Nga janari deri në korrik të këtij viti, Policia e Kosovës ka konfiskuar 636 armë. E njëjta ka bërë thirrje për bashkëpunim gjersa ka ofruar edhe një pasqyrë mbi këtë dukuri

Uniforma e policisë së Kosovës

636 armë janë konfiskuar nga muaji janar e deri në korrik të këtij viti, gjashtë prej tyre mbrëmë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kjo e fundit ka ofruar disa të dhëna me qëllim të një pasqyre mbi dukurinë e armëmbajtjeve pa leje në vend.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të operacionit “Goditja”, mbi dy mijë vetura janë kontrolluar mbrëmë. Gjatë kontrollit janë konfiskuar 6 armë.

“Policia, vetëm gjatë realizimit të Urdhrit Operativ (UO) ‘Sezoni veror 2022’ ka ndaluar e kontrolluar mbi 329 mijë vetura, kurse gjatë realizimit të Urdhrit Operativ ‘Sezoni dimëror 2022-2023’ ka ndaluar dhe kontrolluar mbi 160 mijë vetura. Numri i armëve të konfiskuara gjatë vitit 2022 është 1473 armë, kurse në periudhën janar-korrik 2023 janë konfiskuar 636 armë, këto armë nuk janë gjetur vetëm në vetura, por është numri i përgjithshëm i armëve të konfiskuara. Mbrëmë, më 08.08.2023, gjatë realizimit të UO ‘Goditja’ janë kontrolluar 2049 vetura (në rajon të Prishtinës 420), në këto vetura janë gjetur e konfiskuara 6 armë (3 në rajonin e Prishtinës). Referuar, të dhënave të veturave të ndaluara e kontrolluara nga policia, vetëm gjatë realizimit të urdhrit operativ ‘Sezoni veror dhe ai dimëror’ dhe gjatë realizimit të aktiviteteve mbrëmë, përqindja e armëve të gjetura, në krahasim me veturat e kontrolluara, është një armë në disa qindra vetura të kontrolluara”, thuhet në komunikatë.

PK ka njoftuar se do t’i vazhdojë planet operative të saj, gjersa ka ftuar edhe qytetarët për bashkëpunim.

“Më të dhënat e ofruara, nuk pretendohet të justifikohet armëmbajtja pa leje, nuk pretendohet të minimizohet kjo dukuri e të relativizohet, por të ofrohen disa të dhëna që mund të përdoren për të ofruar një pasqyrë më reale për dukurinë e armëmbajtjeve pa leje. Rreth luftimit të kësaj dukurie duhet aktivitet i përbashkët i institucioneve relevante në vend. Policia do të vazhdojë aktivitetet duke hartuar e zbatuar plane operative, duke ndërmarrë fushata vetëdijësuese dhe për të pasur suksese më të mëdha fton të gjithë qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim.”, thuhet në komunikatë.

Incidentet me armë tashmë janë një dukuri në rritje në vend.

Kujtojmë se para pak ditësh një i tillë ndodhi në kategorinë “Bon Vivant”, me ç’rast një person humbi jetën dhe u plagosën 17 të tjerë.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika