Dalin pamjet e para brenda lokalit pas vrasjes në Skenderaj (VIDEO)

Një 39-vjeçar ka vdekur të enjten në Skenderaj dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e të shënave me armë zjarri, ka njoftuar Policia e Kosovës. Dukagjini ka siguruar pamje nga momentet e para pas incidentit

Dukagjini ka publikuar pamje pak pas momentit të vrasjes së një personi në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt.

Në të shihen persona duke u larguar nga lokali.

Ndryshe, një 39-vjeçar ka vdekur të enjten në Skenderaj si pasojë e të shënave me armë zjarri, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka thënë se vrasja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt dhe, përveç viktimës, në vend të ngjarjes janë plagosur edhe tre persona të tjerë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni, ka thënë se personat të cilët dyshohet se kanë kryer aktin ishin të maskuar dhe ende janë të paidentifikuar e në kërkim.

Ai ka theksuar se ende nuk dihet motivi që ka çuar deri në këtë akt, teksa rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë”.

“Prokurori i rastit ka dalë në terren, nga të dhënat e deri tanishme dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në kafiteri ku nga të shtënat një person ka mbetur i vdekur. Personat e dyshuar janë ende të paidentifikuar dhe në kërkim. Nuk ka ende informacione se cili ka qenë motivi. Rasti po trajtohet si vrasje e rëndë” – ka thënë Preteni.

Më herët të enjten, Shaqir Uka, shef i repartit të Intensivës në QKUK, ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajt është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit, dhe për këtë arsye gjatë një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës së djathtë.

Ndërsa, për gjendjen e dy të plagosurve të tjerë, drejtori i klinikës së Ortopedisë në QKUK, Gani Jashanica, për Portalin Dukagjini ka thënë se janë duke i trajtuar, pasi njëri ka lëndime në pjesën e gjurit dhe të shputës, ndërsa tjetri në pjesën e shputës.

Lexo edhe: Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës

Ky rast e çon në tre numrin e vrasjeve të raportuara në javën e fundit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika