Vrasjet në Kosovë, Berisha: Është dështim i Sveçlës por edhe i Kurtit, pasi ai është strumbullari i dështimeve

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, akuzon ministritë e Brendshme dhe kryeministrin për dështim pas vrasjve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë. Berisha e quan ministrin Sveçla, si surrogat të kryeministrit Kurti dhe e kritikon atë dhe qeverinë për veprime të pamjaftueshme dhe politikë populistesh

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha

Në vitin 2023, deri në muajin korrik, rastet e vrasjeve arrijnë në 14. Këtë muaj, janë shënuar tri raste të vrasjeve, të gjitha në kafiteri.

E kjo sipas deputetit të AAK-së, Bekë Berishës, është dështim i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, por edhe i kryeministrit, Albin Kurti, pasi “ai është strumbullari i dështimeve që i kanë ndodhur vendit këto ditë”.

Sipas Berishës, Sveçla është vetëm surrogat i Kurtit, si shumë ministra të tjerë.

“Ministri i punëve të Brendshme ka dështuar në çdo aspekt për të ndërmarrë hapa të nevojshme dhe ka shti në polici forma të komunikimit politik për përfitime dhe kjo sitat nuk është profesionalisht duke udhëhequr, unë e di që është vetëm surrogat i Kurtit dhe plotë ministrja aty nuk paraqesin asgjë, i transmetojnë vetëm idetë e Kurtit. Tash të kërkosh dorëheqje të ministrit, duhet të kërkosh dorëheqje të kryeministrit, pasi është strumbullari i këtyre dështimeve që i akne ndodhur vendit këto ditë”, ka thënë Berisha në “FIVE”.

Më tej, Berisha, ka theksuar se si rezultat i veprimeve të dobëta të Policisë së Kosovës po ndodhin këto vrasje, pasi në krye të tyre është një ministër i dobët dhe, faji sipas Berishës është tek Sveçla dhe jo policët.

“E ky rezultat i mosveprimeve dhe veprimeve të dobëta, sepse kemi një mister shumë të dobët dhe një qeveria me politikë populiste që nuk merret me gjëra profesionalisht. E kemi një polici të demotivuar me probleme ekonomike që nuk kanë vullnet dhe është problem më ia kërku që nuk e din qysh e kalojnë muajin me u përfshi ose me parandalu këto grupe kriminale, që janë në ngritje”, ka shtuar Berisha.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika