Konjufca: Pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranueshme

Pas sulmit ndaj ekipit të "Nacionales" gjatë protestës në Prizren kundër festivalit DokuFest gjatë ditës së sotme, ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca në konferencë për media

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të “Nacionales” gjatë protestës në Prizren kundër festivalit DokuFest, gjatë ditës së sotme.

Konjufca ka thënë se pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme.

“Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri. Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari ka bërë thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe ta vlerësojnë rastin “menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse”.

Gjatë kësaj të premteje është mbajtur protestë në Prizren kundër festivalit të filmit DokuFest. Kjo protestë ishte e ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren dhe ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së festavalit DokuFest.

Lexo dhe: Sulmohet fizikisht ekipi i Nacionales në protestën kundër DokuFestit në Prizren

Ekipi i “Nacionales” që ishte prezent për të përcjellë këtë protestë, është sulmuar fizikisht. Gazetari i “Nacionales”, Vullnet Krasniqi dhe kameramani dyshohet se janë sulmuar nga disa persona.

Krasniqi ka informuar redaksinë e “Nacionales” se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kamera dhe mikrofoni i “Nacionales”.

Më vonë, u arrestua një i dyshuar për sulmin ndaj ekipit të “Nacionales”.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Lexo dhe: Arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj ekipit të “Nacionales”

Gashi ka thënë se “një person është arrestuar mbi dyshimin se i njëjti ka kryer sulmin ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika