Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë me moton “Ktyne nuk ua nin për neve”

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka protestuar para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me moton “Ktyne nuk ua nin për neve”

Pamje nga protesta

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka protestuar para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me moton “Ktyne nuk ua nin për neve”.

Të rinjtë nga komunat e Kosovës, janë mbledhur para Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundrejt qeverisë aktuale.

“Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim”, dhe shumë parulla të tjera u shfaqën gjatë kësaj proteste.

Pamje nga protesta

Arbnora Salihu, kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rinia e Kosovës “nuk mund të festojë, por të protestojë ndaj një Qeverie e cila nuk e ka prioritet rininë”.

“Vetëm në dy vitet e fundit janë larguar rreth 100 mijë të rinj nga Kosova. Të rinjtë në Kosovë çdo ditë po ballafaqohen me kosto të lartë të jetesës, mungesë të infrastrukturës së nevojshme për të zhvilluar veprimtaritë e tyre, mungesë të vendeve të reja të punës etj.”, ka thënë Salihu.

Prandaj, sipas saj, të rinjtë e Kosovës, “sot për sot nuk kanë kurrfarë arsye për të festuar, por vetëm për të protestuar”.

“Një gjë është e vërtetë. Kjo Qeveri po dëshmon se nuk ua nin për neve. Prandaj, edhe ne, nuk kemi kurrfarë arsye për të festuar, por vetëm për të protestuar”, ka përfunduar Salihu.

Kjo protestë e Rinisë Demokratike të Kosovës po zhvillohet në kuadër të “Muajit të Rinisë”.

Pamje nga protesta

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar mbrëmë për këtë protestë të Rinisë Demokratike të Kosovës, të cilën e cilësuan si “aktivitet simbolik”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika