Gërvalla në takim në Bruksel me homologët nga BE dhe Ballkani Perëndimor

Në takimin në Bruksel, temë e diskutimit do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë, dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,(MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, të hënën po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel. Ajo është ftuar në një drekë pune nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian(BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Këtë e ka konfirmuar për Portali D, kabineti i ministres Gërvalla.

Në këtë takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, bashkë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas njoftimit, në këtë takim temë e diskutimit do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë, dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, me përfundim të vizitës së saj në Izrael më 11 maj, MPJD ka informuar se Gërvalla ka udhëtuar në Bruksel, për të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

MPJ

Tradita e mbajtjes së një darke të tillë joformale ishte nisur nga paraardhësja e Borrellit, Federica Mogherini.

Ajo takonte liderët e Ballkanit çdo vit në darkë joformale, për të diskutuar për të ardhmen e rajonit, dhe sfidat kryesore me të cilat përballej ky rajon.

Darka në Bruksel, Gërvalla thotë Kosova e gatshme për marrëveshje

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika