Kurti pret në takim zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim zëvendësministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, ku theksohet se mirëpritet bashkëpunim me kabinetin e ri të Presidentit Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministri i punëve të jashtme të Turqisë , Mehmet Kemal Bozay

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur ditën e hënë në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Mehmet Kemal Bozay.

Kryeministri Kurti në takim ka falënderuar zëvendësministrin Bozay, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, “në shtetforminin, e shtetndërtimin e shtetit të Kosovë, shkruan zyra e kryeministrit”.

“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, në çdo fazë të shtetformimit, shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar se mirëpritet bashkëpunimi me kabinetin e ri të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”, thuhet në njoftimin e zyres së kryeministrit.

Rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë, në disa fusha përkatëse thuhet se ishte tema kryesore e këtij takimi.

“Fuqizimi i raporteve në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shëndetësisë, dhe planet e përpjekjet e dy palëve për të krijuar një forum ekonomik të përbashkët, ishin prej temave kryesore të diskutimit të sotëm”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika