Aksidenti në Malishevë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Të hënën e 14 gushtit ka ndodhur një aksident në fshatin Tërpezë e Ultë në Malishevë, në të cilin, kanë pësuar lëndime trupore tetë persona.

Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Fsh. Tërpezë e Ultë, Malishevë 14.08.2023-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe gjashtë (6) pasagjerë. Të gjithë të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika