Android së shpejti do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit sinkronizimin e pajisjeve

Sipas një eksperti të Android, Google po përgatit një veçori të re në lidhje me lidhjen me pajisjet Android të lidhura me një llogari të vetme

Google po përgatitet të prezantojë një veçori të re në lidhje me lidhjen e pajisjeve Android të lidhura me një profil të vetëm.

Është diçka e ngjashme me veçorinë ekzistuese të “Continuity” të Apple, e cila i lejon përdoruesit të marrin telefonata me iPhone përmes Mac dhe iPad, për sa kohë që janë të lidhur në të njëjtin rrjet, transmeton Telegrafi.

Lidhja e të gjitha pajisjeve Android me një profil Google do të mundësojë funksione të tilla si ndërrimi i thirrjeve dhe ndarja e internetit.

E para flet shumë për emrin e saj, ndërsa e dyta do të jetë një mënyrë e thjeshtë për të ndarë rrjetin e pajisjes kryesore me pajisjet e tjera Android, njësoj si një hotspot.

“Screenshot” sugjeron që funksioni Call Switching do të funksionojë në telefona të ndryshëm Android, ndërsa zgjidhja e Apple nuk lejon pranimin e thirrjeve nga një iPhone tjetër, por është i kufizuar në iPad, Mac dhe MacBook.

Edhe pse Google nuk ka njoftuar planet për një veçori të tillë, analisti Mishaal Rahman pohon se veçoria “lidhni pajisjen tuaj” do të shfaqet në nënmenunë Settings – Google – Devices & Sharing.

 

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika