Katër kosovarë mbesin të plagosur nga shpërthimi i një motoskafi në Dhërmi

Katër shtetas të Kosovës janë plagosur rëndë të martën në plazhin e Dhërmisë në Shqipëri, pasi një motoskaf ka shpërthyer në det. Policia e Shtetit dyshon se shpërthimi ka ndodhur për shkak të vakumit dhe nxehtësisë në një bidon me 28 litra benzinë të mjetit

Plazh në Shqipëri. Fotografi nga arkivi.

Katër shtetas të Kosovës janë plagosur të martën në plazhin e Dhërmisë në Shqipëri, për shkak të shpërthimit të një motoskafi në det.

Policia e Shtetit ka thënë se dyshon se për shkak të vakumit dhe nxehtësisë ka shpërthyer bidoni me 28 litra benzinë në mjet, shkruan TopChannel.

Sipas autoriteteve, djegie kanë pësuar katër kosovarët dhe drejtuesi i motoskafit.

Të plagosurit nga Kosova janë tre djem të moshës 24 vjeç, dhe një vajzë 21 vjeçe, ndërsa drejtuesi i motoskafit është 32 vjeç, banor i Vlorës, qytet tjetër në Shqipëri.

Ata tashmë e kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është thënë të jenë lëshuar nga spitali.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika