“Porosit” drogë përmes postës, kapet nga dogana

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një tentim të përpjekjeve për të kontrabanduar substanca narkotike nëpërmjet dërgesave postare të ardhura nga shtete të huaja. Në një njoftim zyrtar, Dogana ka treguar se një inspektim i kujdesshëm i një dërgese postare ka rezultuar në zbulimin e substancave të dyshuara narkotike që besohet të jetë marihuanë

Sasia e substancës narkotike e konfiskuar 115 gramë.

Dogana e Kosovës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se njësitet e saj kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare që vinte nga shtetet e huaja

Tutje, në njoftim thuhet se “gjatë kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kane dyshuar në përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje”.

Mirëpo, pas hapjes së pakos janë gjetur “qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë”.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti Anti Drogë, ku kanë “konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, përfundon njoftimi nga ana e Doganës së Kosovës.

Ndryshe, vlen të përmendet që rasti ka ndodhur në Prishtinë më datë 16 gusht 2023.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika