Lihet në fuqi masa e sigurisë arrest me burg për Dritan Goxhajn

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i arrestuar në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale është lënë në burg.

Avokati apeloi masën “arrest me burg” për Goxhajn, që u vendos më herët nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

Ky është urdhërarresti i radhës nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Euronews Albania.

Më herët kjo gjykatë ka dërguar në pranga politikanë të lartë të Kosovës, mes tyre udhëheqësit e luftës, si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët vijojnë ende të jenë në qeli.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika