Borrell: Mbështesim liberalizmin e vizave për Kosovën

Liberalizimi i vizave për Kosovën ishte kushtëzuar nga BE-ja me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se mbështet liberalizimin për viza sepse tashmë, Kosova ka përmbushur kushtet. Kjo ka ndodhur pas një takimi në Bruksel,  pjesë e së cilit ishin edhe kryediplomatët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë një konference për media në Bruksel, ai ka paralajmëruar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që pritet të ndodh para fillimit të verës.

“Ne duhet të krijojmë besim mes palëve, duhet të sjellim atmosferë të mirë brenda takimeve. Ne shpresojmë që para verës ne do të jemi në gjendje të mbajmë një tjetër takim mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë”, ka thënë Borrell.

Por, ai ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të dyja, t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet paraprake.

Borell ka theksuar se “Serbia është një nga vendet që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duhet që sa më parë ta bëjë këtë”.

“Ne presim që kandidatët për anëtarësim në BE që t’i bashkohen politikës së jashtme të BE-së”, derisa ka përgëzuar Shqipërinë, Malin i Zi, Maqedoninë e Veriut që u janë bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”, ka shtuar ai, gjersa ka thënë se edhe Kosova u është bashkuar sanksioneve edhe pse nuk njihet nga shumë vende evropiane.

Para pak ditësh,Borell ishte takuar me ministren e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvallen.

Pamje nga takimi në mes të Gërvallës dhe Borellit, është diskutuar për sigurinë në rajon

 

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika