Shpëtohen dy fëmijë nga teleferiku i ngecur në Pakistan, operacioni i shpëtimit vazhdon ende

Nga gjashtë persona të ngecur në teleferik, dy fëmijë janë shpëtuar. Nga komandoja ushtarake janë bërë përpjekje për të vendosur një litar në të dy anët e teleferikut. Operacioni vazhdon ende

Dy fëmijë janë shpëtuar nga teleferiku në Pakistan, ka konfirmuar oficeri policor Muhammad Amjad.

Dy fëmijë janë shpëtuar nga një grup prej gjashtë fëmijësh dhe dy të rriturish që kanë mbetur të bllokuar në një teleferik të varur mbi një përroskë në Pakistan. Erërat e forta kanë penguar operacionin e pasigurt dhe perëndimi i diellit po afron.

Siç raporton BBC, mjekët janë të pranishëm po kryejnë kontrollin mjekësor. Lidhur me gjendjen e tyre, oficeri i policisë ka deklaruar se të dy fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme.

Nga komandoja ushtarake janë bërë përpjekje për të vendosur një litar në të dy anët e teleferikut.

Fëmijët, të moshës ndërmjet 10 dhe 16 vjeç, po shkonin në shkollë në Battagram kur një nga kabllot u këput duke e lënë makinën të mbërthyer 274 metra mbi tokë.

Një djalë 16-vjeçar në makinë ka një sëmundje të zemrës dhe ka qenë pa ndjenja për të paktën dy orë, tha një i rritur i ngecur në makinë për BBC.

Ata janë bllokuar për më shumë se 10 orë – dhe një banor vendas i thotë agjencisë së lajmeve AFP se makina tani është “e pezulluar nga një litar i vetëm”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika