Ministri gjerman i financave është i hapur për sekuestrimin e aseteve të bankave të Rusisë

Gjermania është duke e shqyrtuar mundësinë për t’i konfiskuar asetet ruse, dhe me to ta financojë “rindërtimin”, e Ukrainës. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë se duhet parë se çfarë është ligjërisht e mundur

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, është i hapur ndaj idesë së konfiskimit të aseteve shtetërore ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës,  kështu kishte thënë ai në një intervistë me të përditshmen gjermane të biznesit Handelsblatt dhe në tri gazeta të tjera evropiane.

“Unë jam politikisht i hapur ndaj idesë së kapjes së aseteve të huaja të Bankës Qendrore Ruse,” kishte thënë Lindner, duke shtuar se propozimet për këtë qëllim tashmë po diskutohen midis fuqive ekonomike të Grupit të Shtatë dhe në Bashkimin Evropian.

“Në rastin e aseteve private, ne duhet të shohim se çfarë është ligjërisht e mundur,” kishte shtuar Lindner.

“Ne duhet të respektojmë shtetin e së drejtës, edhe nëse kemi të bëjmë me oligarkë rusë”.

Lidhur me politikën fiskale të Bashkimit Evropian, Lindner tregoi se mund të ishte i hapur për kompromis, për trajtimin e ardhshëm të rregullave të borxhit të BE-së.

Megjithëse ai nuk mund të mbështeste një reformë me një zbutje të kritereve të Mastrihtit – “shtyllës kurrizore” të rregullave fiskale të BE-së – ai kishte thënë se “rregullat fiskale duhet të jenë më realiste dhe efektive”.

“Qëllimi është që të gjitha ekonomitë të rriten dhe të kenë financa të qëndrueshme publike. Unë sugjeroj kombinimin e një rruge afatgjate më të besueshme për reduktimin e borxhit me objektiva afatmesme dhe fleksibile,” kishte shtuar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika