Takimi në Greqi, Mushkolaj: Kurti mirë bëri që shkoi – Nuk pati frymë evropiane në takim

Si një “veprim i mirë” u vlerësua shkuarja e Kryeminstrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor nga ana e analistit, Imer Mushkolaj.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Mushkolaj ka treguar përshtypjet e tij nga takimi i e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë. Ai thekson se njohje të reja për Kosovën nuk ishin fokusi i takimit.

“Fokusi i takimit në Greqi nuk ishte njohja ose jo e Kosovës as nga Greqia, as nga Ukraina. Ishte shumjë më shumë se kaq, të paktën përpjekja ishte e tillë. Edhe pse në mungesën e Kryeminsitrit Rama nuk u plotësua ajo fryma evropiane që të jenë të ghjithë ldierët e ballkanit perëndimor plus edhe të tjerë”, ka deklaruar ai. “Pavarësisht përpjekjes së Kryeministrit grek për të thënë se kjo fryma evropiane vazhdon, kjo mungesa e Shqipërisë nuk është pjesë e frymës evropiane dhe nuk mund të thuhet se ky takim i liderëve të rajonit i përmbushi aspektet pritjet që ata i kenë. Interesant u duk takimi i Zelenskyt dhe Vuçiqit. Hera e parë që u takuan, takim i gjatë. Po ashtu, interesant mu duk nënshkrimi i deklaratës nga pjesëmarrësit, edhe nga Vuçiqi sepse në të, deklarata i pozicionon nënshkruesit në krah të BE-së në raport me luftën Rusi-Ukrainë.”

Krahas kësaj, ndonëse e vlerësoi veprim të duhur shkuarjen e kreut të ekzekutivit kosovar, ai ritheksoi se takimi nuk pati frymë evropiane.

“Nëse më pyetni se a do duhej Kurti të shkonte në kë takim unë mendoj se po. Mirë ka bërë…kjo mungesa e Shqipërisë lidhet me atë problemin e arrestimit të kryetarit të bashkësisë së Himarës”, deklaroi Mushkolaj. “Frymë evropiane nuk pati duke filluar nga raportet Shqipëri-Greqi, mungesës së Ramës…ankesat ballaknike që shtetet e rajonit kanë për njëra-tjetrën”.

Njëmbëdhjetë liderë të vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, realizuan në Athinë një takim joformal dhe u pajtuan për një deklaratë të përbashkët për përkushtimin e tyre ndaj vlerave të demokracisë dhe sundimit të ligjit në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së” – Tetë pikat nga deklarata e liderëve të Ballkanit në Athinë

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika