Kryeministri grek falënderon Shqipërinë për ndihmën e dërguar në përballjen me zjarret

Me anë të një postimi në Facebook, Mitsotakis ka shprehur falënderimet e tij ndaj Shqipërisë për ndihmën e dërguar në përballjen me zjarret

Kryeminstri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka falënderuar Shqipërinë për dërgimin e zjarrfikësve dhe automjeteve në përballjen ndaj zjarreve.

Me anë të një postimi në Facebook, Mitsotakis ka shprehur falënderimet e tij ndaj Shqipërisë.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për t’i luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”, ka  shkruar ai.

 

Ndryshe, tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur në një zonë pyjore të Greqisë veriore të goditur nga zjarret gjatë katër ditëve të fundit, ka bërë të ditur shërbimi grek i zjarrfikësve.

Raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë. Një mjek dhe grup hetimor po shkojnë në vendngjarje në pyllin e Dadias.

Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret.

Pacientët u zhvendosën nga një spital pasi zjarret arritën në Aleksandropolis, raporton BBC.

Flakët arritën në mjediset e spitalit universitar të qytetit dhe foshnjat e porsalindura e po ashtu pacientët e kujdesit intensiv ishin midis atyre që u evakuuan në një traget të ankoruar në portin e qytetit.

Një vdekje e mëparshme, gjithashtu, besohet të ketë qenë një emigrant, ishte raportuar në një fshat afër Aleksandropolisit dhe shërbimet e urgjencës kishin dërguar mesazhe me tekst celular në zonat përreth, duke u kërkuar njerëzve të largoheshin.

Parku kombëtar Dadia është një zonë e madhe pyjore në veri të Aleksandoupolis dhe zjarret mendohet se janë përhapur me shpejtësi atje që nga e hëna.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yiannis Artopoios, tha se po hetohet mundësia që 18 viktimat e gjetura të martën të kishin hyrë ilegalisht në Greqi, duke qenë se nuk kishte raportime për banorë të zhdukur.

Rajoni i Evros është bërë një nga rrugët më të njohura për emigrantët sirianë dhe aziatikë që kalojnë lumin Evros nga Turqia për në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika