Mushkolaj: Kush është Ridvan Muharremi që negocion në emër të Kosovës? – Ministrja Hajdari gënjeu që nuk e njeh

Analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë se Prokuroria duhet të tregoj se cili është roli i Ridvan Muharremit në Qeverinë e Kosovës

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e akuzoi ministren e Ministrisë së Industrisë së Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se ka gënjyer kur ka thënë se nuk e njeh afaristin Ridvan Muharremin, i cili është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se Prokuroria duhet ta “zbulojë” se kush është Ridvan Muharremi dhe cili është roli i tij në MINT.

“Pse po nisesh prej pretendimeve të mediave e gazetarëve, pretendimet e tyre janë pasuar me arrestime dhe lëndë është në Prokurori. Unë mundem të shkruaj të them janë humbur 1 miliard euro, nëse kam shpifur paditmëni. Çështja është në Prokurori, kemi kaluar nga raportimet gazetareske, punë e madhe cka kanë raportuar mediat. Për mua është e rëndësishme me vërtetu Prokuroria se pse nuk është ardhur i gjithë gruri. Për mua është e rëndësishme të dalë përgjegjësia e Ministrisë. Kush është Ridvan Muharremi që u zgjodh nga ministrja, pse rrejti publikisht ministrja që tha nuk e njoh, kurse avokati tha që është takuar me ministren me zyrtarë të Ministrisë, pse duhet me rrejtë. Kush është Ridvan Mujharremi, pse u zgjodh vetëm ai? A pati autorizim të shkojë në Turqi për grurë, a pati autorizim të shkojë në Poloni të negociojë për vaj”, tha ai.

Tutje, Mushkolaj tha se i ftuari në “Debat Plus”, Armend Muja, është nga të vetmit e partisë në pushtet që del e mbron Qeverinë e Kosovës në momente tejet të vështira.

 “Për fat të keq, Armendi është i vetmi që duhet me dalë në studio e me ia mbulu bërllokun Qeverisë, këtu nuk vjen as zonja Hajdari, as Nagavci, as Gërvalla, as Aliu, as Rizvanolli. Armendi është prej të rrallëve që përpiqet t’ia mbulojë bërllokun Qeverisë”, tha ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika