Kurti në Michigan, diskuton për revolucionin e katërt industrial

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me Drejtorin e Partneriteteve Strategjike Globale, Noel Bevshehir, me të cilin kanë diskutuar për industrinë 4.0, apo siç njihet ndryshe revolucioni i katër industrial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij zyrtare në Detroit të Michigan, është takuar me shoqatën e bizneseve “Automation Alley”, ku bëri thirrje për investime në Kosovë.

I pari i ekzekutivit, tashmë më shumë se një javë, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Michigan është takuar me Drejtorin e Partneriteteve Strategjike Globale, Noel Bevshehir, me të cilin kanë diskutuar për industrinë 4.0, apo siç njihet ndryshe revolucioni i katër industrial.

“Kryeministri Kurti prezantoi para tyre mundësitë për investime në Kosovë, dhe për potencialin në rritje të vendit tonë në Teknologjinë e Informacionit. Ai i ftoi për vizitë në Kosovë për të hulumtuar nga afër mundësitë që tregu i Kosovës ofron”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij zyrtare në Detroit të Michigan

Kryeministri Kurti para tyre ka prezantuar mundësitë për investime në Kosovë dhe për potencialin në rritje të vendit tonë në Teknologjinë e Informacionit.

“Ai i ftoi për vizitë në Kosovë për të hulumtuar nga afër mundësitë, që tregu i Kosovës ofron”, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, thuhet se “shoqata e bizneseve ‘Automation Alley’ është lider në mesin e shoqatave të bizneseve për teknologji dhe prodhim, e cila bën lidhjen ndërmjet industrisë, akademisë dhe qeverisë për të përshpejtuar inovacionin dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të Michigan-it juglindor”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij zyrtare në Detroit të Michigan

Ndryshe, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se kryeministri Kurti gjatë qëndrimit të tij në SHBA, do të takohet edhe me zyrtarë politikë, senatorë e kongresmenë.

I ftuar në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, Kryeziu ka thënë se këto takime janë paraparë që prej fillimit, dhe do të bëhen të ditura ditëve në vijim.

Ai bëri të ditur se edhe gjatë javës tjetër, kryeministri Kurti do të qëndrojë në SHBA, për t’u takuar, sipas tij me investitor potencial, me mërgatën dhe zyrtarë politikë.

Kryeziu: Kurti në SHBA do të ketë edhe takime politike

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika