Ambasadori ukrainas në Tiranë: Zelensky mendon për Kosovën, por koha për njohje nuk është tani

"Presidenti Zelenski mendon për Kosoven, ai e kupton që Kosova na ka dhënë asistencë, asistencë humanitare, ka strehuar disa gazetarë, por e dini tani Ukraina është në një situatë të vështire, mendoj se koha për vendime politike nuk është sot por një ditë tjetër pasi lufta të ketë ndaluar"

Ambasadori ukrainas në Tiranë: Zelensky mendon për Kosovën, por koha për të marrë një vendim për njohe nuk është tani

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ka thënë se koha për të marrë një vendim për njohjen e Kosovës nuk është tani, por, pasi të ketë përfudnuar lufta në Ukrainë.

Duke komentuar takimet që pati presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Greqi, përfshirë atë më kryeministritn e Kosovës, Albin Kurtin, ambasadori ukrainas ka thënë se Zelensky mendon për Kosovën, e kupton asistencën që i ka dhënë dhe që ka strehuar disa gazetarë ukrainas.

“…Siç e dini, në Athinë u mbajt një takim informal për perspektivën evropiane të këtyre vendeve të Ballkanit sepse 20 vjet më parë në Selanik u mbajt takimi i parë dhe në këtë takim u vendos që vendet e Ballkanit Perendimor do të bëheshin anëtarë të BE. Prania e presidentit Zelenski ishte jo zyrtare ashtu si e presidentes së Moldavisë, nië pjesëmarrje simbolike për të dhënë përshtypjen se vendet e Ballkanit Perendimor do të jenë anëtarë të BE, edhe Moldavia dhe Ukraina në të ardhmen. Presidenti Zelenski mendon për Kosoven, ai e kupton që Kosova na ka dhënë asistencë, asistencë humanitare, ka strehuar disa gazetarë, por e dini tani Ukraina është në një situatë të vështire, mendoj se koha për vendime politike nuk është sot por një ditë tjetër pasi lufta të ketë ndaluar. E dini, për fat të keq, pala shqiptare nuk mori pjesë në këtë samit, por ne dimë se Shqipëria pothuaj është gati të jetë anëtare e BE”, ka thëën Shkurov për “ABC News”.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika