Haradinaj: Vendi ynë është kthyer në shtëpi të dytë për shumë gazetarë ukrainas

"Sot vendi ynë është kthyer në shtëpi të dytë për shumë gazetarë ukrainas, të cilët kanë gjetur mikpritje të ngrohtë në vendin tonë. Ata edhe sot vazhdojnë ta ushtrojnë punën e tyre informuese për popullin ukrainas si gazetarë, duke ndarë përvojën e jetës së tyre në Kosovë me bashkëvendësit e tyre"

Haradinaj: Vendi ynë është kthyer në shtëpi të dytë për shumë gazetarë ukrainas

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj, me rastin e 32 vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës ka thënë se Kosova është kthyer në shtëpi të dytë për shumë ukrainasë.

Për të shënuar 32 vjetorin e pavarësië së Ukrainës, Haradinaj bëri më dije se ka marrë pjesë në një pritje të organizuar nga ambasadorët e QUINT-it, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias.

“Kosova është rreshtuar krah shteteve të lira demokratike në mbështetje të popullit ukrainas, në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse. Sot vendi ynë është kthyer në shtëpi të dytë për shumë gazetarë ukrainas, të cilët kanë gjetur mikpritje të ngrohtë në vendin tonë. Ata edhe sot vazhdojnë ta ushtrojnë punën e tyre informuese për popullin ukrainas si gazetarë, duke ndarë përvojën e jetës së tyre në Kosovë me bashkëvendësit e tyre.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kisha kënaqësi të marr pjesë në pritjen e organizuar me ftesë të ambasadorit gjerman z. Jörn Rohde, në emër të shteteve të Quint’it, si dhe në emër të zyrës së BE-së, AGK-së, si dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në shënim të kësaj dite”, ka shkruar Haradinaj.

“Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, qëndrojmë me Ukrainën, me popullin e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj!”

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika