Kurti e Çeku vizitojnë profesorin dhe piktorin, Rexhep Ferri: Përherë mirënjohës kontributit të tij

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, cilësoi akademikun Ferri si pjesëtar të brezit që ngritën skenën kosovare artistike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar profesorin dhe piktorin, Rexhep Ferri.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka ndarë momente nga vizita e tij, gjersa ka kujtuar edhe momentet e mëhershme me të.

Ai cilësoi akademikun Ferri si pjesëtar të brezit që ngritën skenën kosovare artistike.

“Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pa shpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë. Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Përherë mirënjohës kontributit të tij”, ka shkruar Kurti.

Ferri ka organizuar ekspozita të shumta në vend dhe jashtë vendit.

Ai ka të botuara edhe përmbledhje me poezi, ese dhe romane.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika