“Për mua nuk është në rregull”: Cila skuadër duhet të arrijë garat evropiane këtë sezon, sipas Munishit

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, ka thënë se skuadra e Malishevës këtë sezon duhet të pretendojë garat evropiane

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini pas diskutimeve për Ballkanin, në pjesën e dytë panelistët po flasin për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Ismet Munishi mendon se për dallim nga edicioni i kaluar kur Malisheva luftonte për mbijetesë, në këtë stinor duhet të ketë synim garat evropiane.

”Duhet të pretendojnë për Evropë. Synimi i Malishevës duhet të jetë të futet në garat evropiane, ndoshta edhe nuk e arrin, nuk është ndonjë dështim i madh. Por, duke e parë organizimin e ligës që është shumë më e dobët se vitin e kaluar, prapë këtë sezon të katandiset të luftojë atje poshtë, për mua nuk është në rregull,” tha ai.

Kujtojmë se Malisheva në dy ndeshjet e para kishte arkëtuar pikët e plota, ndërsa pësoi humbje të shtunën ndaj Prishtinës me rezultat 3-1.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika