Atletja, Luiza Gega siguron finalen e Garës në Kampionatin Botëror të Atletikës

Atletja nga Shqipëria, Luiza Gega ka siguruar vendin e saj në finalen e Garës në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë

Atletja, Luiza Gega

Atletja nga Shqipëria, Luiza Gega po bën një paraqitje të mirë në botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Atletja 34-vjeçare, pavarësisht një problemi fizik që e shoqëroi në këtë kompeticion, u rendit në vendin e tetë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra një distancë që e përshkoi me kohën 9 minuta 10 sekonda e 27 të qintat që është koha më e mirë e saj në këtë sezon dhe shumë pranë rekordit kombëtar të kësaj disipline.

Kampionia e Evropës, pavarësisht dëmtimit në këmbë që kishte pësuar arriti që në bateritë kualifikuese të renditet në vendin e tretë në baterinë e saj duke kaluar në finalen ashtu siç ndodhi në botërorin e vitit të kaluar në Oregon, ku Gega u rendit në vendin e pestë që është rezultati i saj më i mirë përsa u përket botërorëve.

Rënditja e atletëve botëror

Vlen të kujtojmë se, Luiza Gega e ka siguruar edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Parisit, teksa pak kohë më parë në kampionatin ballkanik arriti të kapë normën që e çonte atë në kompeticionin më të rëndësishëm sportiv në botë.

Përsa i përket garës, medaljen e artë në 3000 m me pengesa për femra medaljen e artë e fitoi Winfried Mutile Yavi nga Bahreini me 8 minuta 54 sekonda e 29 të qintat, e ndjekur nga Beatrice Chepkoech nga kenia në vendin e dytë dhe Cherotich, edhe kjo një atlete keniane.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika