Kurti takon ambasadorin amerikan në OSBE, flasin për dialogun dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter

Takimin e fundit të ditës së hënë në Bled, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua mbi “çështjet aktuale në vend dhe për procesin e dialogut, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”.

“Kryeministri theksoi se pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj pa incidente dhe protesta të dhunshme në katër komunat në veri, dhe ulje të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave të komunave përkitazi me situatën në teren, deeskalimi tashmë ka ndodhur, dhe se rieskalimi potencial duhet të parandalohet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, Kurti foli për tensionet e fundit në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ai tha se që dy muaj nuk ka pasur protesta të dhunshme në veri, duke shtuar se pret që të mbahen zgjedhje të reja lokale, “dhe shpresoj që të kemi fushatë të hapur dhe fer”, por për këtë, ai tha se i duhet ndihma e komunitetit ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika