Bislimi: Aparati shtetëror serb është përgjegjësi për zhdukjen e qytetarëve, politika në Beograd nuk po kontribuon në këtë çështje

Me anë të një postimi në Facebook, zëvëndëskryeministri Bislimi deklaroi se në çështjen e personave të zhdukur nuk po kontribon e as nuk po bashkëpunon politika e Serbisë. gjersa përgjegjëse për çështjen e la këtë të fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se përgjegjës për zhdukjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës mbetet shteti serb.

Me anë të një postimi në Facebook, zëvëndëskryeministri Bislimi deklaroi se në çështjen e personave të zhdukur nuk po kontribuon as politika e Serbisë.

“Ende pas më shumë se dy dekadave, Kosova kërkon zbardhjen e fatit të 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Aparati shtetëror serb është përgjegjës i zhdukjes së qytetarëve tanë. Fatkeqësisht as aktualisht politika në Beograd nuk po shkëputet nga e kaluara e tyre dhe nuk po kontribuon e bashkëpunon as në këtë çështje.”, ka shkruar Bislimi.

Ky i fundit ka deklaruar se nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi për të zhdukurit gjersa theksoi se ky mision mbetet edhe përgjegjësi.

“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. Ndriçimi i fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve është urgjencë kombëtare e humanitare, andaj dhe kemi detyrimin e përgjegjësinë të angazhohemi maksimalisht në gjetjen e bashkëqytetarëve tanë”, ka shkruar Bislimi.

30 gushti është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.

Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona të zhdukur me dhunë.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika