Çeku: Muzeu i Muzikës do të restaurohet, do t’i marrim masat për funksionalizim

Me anë të një postimi në Facebook, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Çeku ka reaguar pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë, pasditen e së mërkurës. Ai ka deklaruar se pas restaurimit, dikasteri që drejton do t’i marrë masat për funksionalizimin e muzeut.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Ndërtesa e Muzeut të Muzikës në Gjakovë do të restaurohet.

Me anë të një postimi në Facebook, Ministri Çeku ka reaguar pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë, pasditen e së mërkurës. Ai ka deklaruar se pas restaurimit, dikasteri që drejton do t’i marrë masat për funksionalizimin e muzeut.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.  Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut.”, ka shkruar Çeku.

Këtë të mërkurë, Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga një zjarr i madh, sipas  njoftimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Për Portalin Dukagjini, ai ka bërë të ditur se njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe prokurori është njoftuar për ngjarjen.

Për momentin, sipas tij, hetimet janë në fazën fillestare dhe ende nuk ka indicie ose dyshime mbi shkaqet e zjarrit.

“Njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje. Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit.”, ka thënë Graishta për Portalin Dukagjini.

Ai ka shtuar se policia është duke pritur raportin e ekspertit të zjarreve, ndërsa hetimet do të vazhdojnë të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika