Varhelyi komenton deklaratën e Michel se BE-ja është e gatshme për zgjerim në vitin 2030: S’është çështje datash

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, vlerëson se deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE-ja duhet të jetë e gatshme për zgjerim në vitin 2030 nuk është çështje datash, por vullneti e rezultatesh

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, vlerëson se deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE-ja duhet të jetë e gatshme për zgjerim në vitin 2030 është e mirëpritur, porse kjo nuk është çështje datash, por vullneti e rezultatesh.

Duke komentuar deklaratën që dha Michel në Forumin Strategjik të Bledit, i cili tha se shtetet aspiruese dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë gati për zgjerim në vitin 2030, Varhelyi ka thënë se Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë i gatshëm të paraqesë çdo propozim që do të çonte drejt zgjerimit.

“Nëse ky është mesazh nga Këshilli Evropian se dëshiron të përfshihet më në fund dhe të bëjë hap të madh për të arritur zgjerimin, atëherë është lajm i mirëpritur. Por, mendoj se çështja e zgjerimit nuk është çështje e datës, por çështje e vullnetit dhe të përmbushjes së parakushteve nga ana e BE-së, por edhe nga ana e vendeve partnere në Ballkanin Perëndimorë apo tri shteteve kandidate për anëtarësim”, ka thënë Varhelyi, raporton “Tanjug”.

Michel bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”.

Në Forumin e Bledit në Slloveni po marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderë të disa shteteve të BE-së.

Michel tha se BE-ja duhet të përballet me dilemën se a do të jetë vetëm një union që merret me menaxhimin e krizave apo një aktore që vendos për të ardhmen.

Ai pranoi se rruga e gjatë e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që ka nisur para më shumë se 20 vjetësh, ka shkaktuar zhgënjim te shumë njerëz, si në rajon, ashtu edhe në bllokun evropian.

“Pajtohem me kancelarin [e Gjermanisë, Olaf] Scholz kur thotë se BE-ja duhet të mbajë premtimet e veta”, shtoi Michel.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika