Tre të mitur identifikohen si të dyshuar në rastin e zjarrit në Muzeun e Muzikës

Policia ka identifikuar tre të mitur si të dyshuar në lidhje me rastin e zjarrit që shpërtheu në Muzeun e Vjetër të Muzikës në Gjakovë

Pamje nga Muzeu i Muzikës në Gjakovë.

Stacioni Policor në Gjakovë ka identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për rastin e zjarrit që shpërtheu në Muzeun e Vjetër të Muzikës më datë 30 gusht, në orën 18:30.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, në një përgjigje për Dukagjinin, ka thënë se tre të dyshuarit e mitur gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer veprën penale.

“Po. Janë arrestuar 3 persona, që të gjithë të mitur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës, gjatë intervistimit në polici kanë pranuar kryerjen e veprës penale”, ka thënë ai.

Ngjarja, e cila shkaktoi dëme të mëdha materiale në Muzeun e Muzikës, është raportuar te policia nga një person i panjohur dhe të gjitha njësitë e nevojshme kanë reaguar menjëherë.

Policia e Gjakovës, siç thuhet në komunikatën e dërguar për Dukagjinin, duke pasur parasysh peshën e ngjarjes dhe ndjeshmërinë e saj, ka transferuar rastin për hetim në Sektorin e Krimeve të Rënda.

Pas një pune intensive, hetuesit policorë kanë identifikuar tre persona të moshës së mitur si të dyshuar kryesorë të veprës.

“Më datë 31.08.2023, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë tre persona të moshës së mitur, të dyshuar si kryes të mundshëm të veprës”, thuhet në komunikatë të Policisë.

Të dyshuarit janë dëgjuar në prezencën e akterëve të nevojshëm dhe, në konsultim me prokurorin e çështjes, janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika