Muzhaqi: 100 shkolla do të përfitojnë lëndën e kodimit nga klasa e parë me kabinete Smart

Falë bashkëpunimit në mes të qeverisë shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillimin e fëmijëve shqiptarë, nga klasa e parë nxënësve do t’u mundësohet të ndjekin kodimin në laboratorët Smart në shkollat publike të vendit

Qeveria shqiptare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit, i cili ka për qëllim futjen e lëndës së teknologjisë së informacionit dhe kodimit në klasat e para deri në klasat e treta në shkollat publike të vendit.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, në një fjalë rasti, Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi është shprehur se përmes kësaj nisme, pritet të përfitojnë që nga muaji shtator mbi 7 mijë nxënës të klasës së parë.

“100 kabinete smart do të bëhen në 100 shkollat e përzgjedhura, përmes programeve dhe kushteve mësimore të krahasueshme me bashkëmoshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara evropiane”, ka thënë Muzaqi.

Përmes kontributit të përbashkët do të mbështetet ndërtimi i 100 laboratorëve SMART në 100 shkolla publike të ciklit fillor të vendit përpara nisjes së vitit shkollor 2022/23. Do të mbështetet hartimi i kurrikulave të reja të TIK-ut për klasat e I, II, III të ciklit fillor në shkallë vendi, do të sigurohet platforma plotësuese online për të mbështetur mësimdhënien dhe trajnimi i mësuesve të TIK-ut përgjatë katër vjetëve.

Sipas ministres Muzaqi, synimi i Qeverisë shqiptare është që pas pilotimit në vitin e parë, të zgjerohet shtrirja e tij në të gjitha shkollat publike të ciklit të ulët të vendit.

Ndërsa ky projekt është hartuar në bashkëpunim në mes të Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika