Partia GUXO i dënon kërcënimet me vrasje ndaj kryeministrit Kurti

Partia GUXO i ka dënuar deklaratat kërcënuese ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat sipas kësaj partie janë bërë nga eksponentë radikalë që pretendojnë t'i mbrojnë vlerat e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Partia Guxo i ka dënuar deklaratat kërcënuese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat, sipas tyre, po bëhen nga eksponentë radikalë që kinse, sipas tyre, i mbrojnë vlerat e luftës.

Sipas tyre, drejtësia duhet të reagojë ndaj deklaratave kërcënuese ndaj kryeministrit Kurtit.

“Partia GUXO dënon ashpër kërcënimet me vrasje që ditëve të fundit po i bëhen kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Kërcënimet në varg, që i bëhen z. Kurti, nga eksponentë të ashtuquajtur, të krahut “radikal”, që mbrojnë “vlerat e luftës”, në emër të mbrojtjes së interesit kombëtar e të Kosovës, nga injorantë e trushplarë, janë veprime të cilave duhet prerë rrënjët menjëherë nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Askush nuk ka tagrin që të ndajë qytetarët në patriotë dhe tradhtarë dhe të lëshojë ‘fetva’ për dënimin me vrasje të ‘tradhtarëve të atdheut'”, thuhet në njoftim.

Në reagimin e tyre thuhet se liderë partiakë, eksponentë politikë e medialë me deklaratat e tyre kinse Kurti rrezikon paqen në rajon me luftëra të tjera, nuk duhet të injorohen.

“Koincidenca, kur këto kërcënime bëhen, bashkë me shpalljen e Kurtit si bashkëpunëtor dhe argat i Serbisë nga ndonjë lider partiak dhe nga eksponentë të rëndësishëm politikë e medialë, si dhe deklaratat e krerëve të Serbisë se Kurti rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon me luftëra të reja dhe se ai gjoja të vetmin qëllim ka spastrimin e Serbëve nga Kosova përmes dhunës dhe kërcënimeve, nuk mund të konsiderohen si të rastësishme dhe të injorohen”, thuhet në reagim.

“Kontaminimi i tillë i opinionit publik krijon terren të përshtatshëm që këto kërcënime të bëhen realitet dhe pastaj të fillojë loja ping pong se krimin e bëri Serbia apo krimin e bënë shqiptarët në emër të mbrojtjes së interesit kombëtar”, vijon njoftimi.

Tutje, në reagim thuhet se organizatat e dala nga lufta dhe partitë politikë duhet të distancohen “nga gjuha kërcënuese e eksponentëve dhe militantëve të vet”.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika