Ngritje e çmimeve të produkteve të importuara në Kosovë

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023

Produktet nga Maqedonia e Veriut i zëvendësojnë ato serbe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2023, ku sipas këtyre të dhënave çmimet e importit janë më të larta në tremujorin e dytë të 2023 sesa në tremujorin e dytë të vitit 2022.

Sipas njoftimit të ASK-së, indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023.

Ndërkaq, krahasuar TM2 2023 me TM2 2022 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 5,0%.

Tremujori i dytë 2023 / Tremujori i parë 2023 1,1%

Çmimet e importit në Kosovë patën një ngritje në një mesatare prej 1,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (14,5 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (11.9%); lëkura dhe artikujt e saj (11,5%); etj.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-12,3%); këpucët (-3,4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,2%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2,1%); etj.

Tremujori i dytë 2023 – Tremujori i dytë 2022  5,0%

Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,0% në TM2 2023, krahasuar me TM2  2022. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (27,6%); letra dhe artikujt e saj (19,4%); tekstili dhe artikujt e tij (17,9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (13,5%); mjetet e transportit (12,8%); lëkura dhe artikujt e saj (10,2%) etj.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-11,5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-5,9%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-5,2%) dhe produktet minerale (-3,2%).

Ndryshimet tremujore dhe vjetore në % sipas sektorëve

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika