Osmani: Nëse partnerët s’janë të kënaqur me institucionet tona, ndëshkimet s’duhet të jenë ndaj popullit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka potencuar se është një padrejtësi historike mungesa e liberalizimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse partnerët e vendit nuk janë të kënaqur me veprimet e institucioneve të Kosovës, ndëshkimet nuk duhet të jenë ndaj popullit të saj.

Ajo ka potencuar se është një padrejtësi historike mungesa e liberalizimit të vizave ndaj popullit të Kosovës, pasi sipas saj është i vetmi popull në kontinent, që është 100% në linjë të plotë me çdo vendim të politikës së jashtme.

Kështu u shpreh ajo në një intervistë dhënë “Top Story”, teksa u pyet për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me liberalizimin e vizave.

“Në radhë të parë unë nuk  e vlerësoj si kërcënim as në përmbajtje as në ton. Macron nuk ka asnjë dobi, as ndonjë dëm nga fakti se marr pjesë Kosova në dialog apo jo. Kisha rastin ta takoja Macronin disa herë dhe mendoj që e njoh jashtëzakonisht mirë. Ajo çka presidenti Macron por edhe aleatët tanë presin nga ne është sinqeriteti i plotë se çfarë mendojmë se mund ta ndihmojë dialogun dhe ta dëmtojë atë si një proces nga i cili ka interes i gjithë rajoni jonë… dhe unë e kam mësuar sepse asnjëri nuk jemi qenie perfekte, e kam mësuar që sinqeriteti me partnerët tanë dhe ajo që ne e quajmë rregulli i mungesës së befasive, të jemi të hapur me ta, në mënyrë që ata të dinë se çfarë të presin nga ne”.

“Prandaj kjo nuk është kërcënim është thjesht informim në raport me partnerët tanë sepse nëqoftëse nuk janë të kënaqur me veprimet e presidentes së Kosovës, të institucionet në përgjithësi, ndëshkimet nuk duhet të jenë ndaj popullit të Kosovës. Kjo çështja e liberalizimit të vizave ka qenë një padrejtësi historike në raport me popullin tonë. Është në interesin tonë që dialogu të përfundojë sa më parë, që të mos na lërë peng procesi i dialogut nëpërmjet taktikave të Serbisë ku krijon krizë pas krizë që e shtyjnë procesin”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika