Ymeri për opozitën: Kur po thonë s’bëjmë opozitë si VV po thonë si përdorin metodat e VV-së opozitare

Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar rreth historikut të partive opozitare në Republikën e Kosovës.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me Ermal Panduri ka shtuar se “Kur po thojmë opozita është e dobët. Jemi duke mos e përmendur një pjesë të meritave opozitare që janë duke bërë”.

Ai ka shtuar se opozita e ka parandalu disa ligje që sipas tij kanë rëndësi të veçantë për mirëmbajtjen e pavarësisë së p.sh institucioneve, në këtë rast me gjyqësorin ose ndarjen e pushteteve, duke i dërguar ato në Gjykatën Kushtetuese ose nëpërmjet saj.

“Një pjesë  e konsiderueshme e ligjeve e kanë pasur këtë qëllim. Ka rreziku me cenu këtë pavarësi.Dhe opozita nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese ose duke i dërgu në Gjykatën Kushtetuese e ka parandalu këtë. Mendoj se është kogja një meritë e madhe. Nuk mundemi me thane se një pozitë so ka bon kurgjo”, ka theksuar Ymeri.

Tutje ai ka bërë të ditur se ata janë duke disktuar dy gjëra të ndryshme, e para për temat që ka ngritur opozita dhe për metodën  që ka përdorur për ngritjen e temave që duhet me diskutu.

“Kogja shumë ka parasysh çka ka ba Vetëvendosja si opozitë, se nuk ka pasur opozitë tjetër të cilën mundemi me përmend në historikun e shkurtër të Republikës së Kosovës.  Pra VV në vitin  2010 , 2011 kur ka nis Kuvendi pas zgjedhjes së 2010-s, unë kam qenë deputet, kryetar i grupit parlamentar ne kemi qenë bashkë me LDK-në. Por kur flitet për opozitën, për opozitarizmi që është bërë qeverisë, Thaqi 2. Nuk mendoj që dikush flet për LDK-në por VV ka qenë më e zëshme” ka shtuar Ymeri.

Ai ka shtuar detaje se si opozita e tanishme nuk është e ngjajshme me kohën kur Vetëvendosja ishte në opozitë.

” Cilat tema ka bërë opozitë Vetëvendosja dhe a po dojnë opozita e sotme, opozitë qato tema dhe e 2. Qysh ka bo opozitë? Por mendoj që partitë opozitare veçanërisht LDK-ja, që na nuk bëhemi si Vetëvendosja. Po I nënkuptojnë dy gjëra: as nuk i përdorin metodat e VV, as nuk bëjnë opozitë në çështjet në të cilat opozitarizmi-kundërshtimi siç ka bërë VV-ja prodhon vetëm iluzion popullist. Jo të vërtetë” ka shtuar Ymeri.

 

Ai tutje ka shtuar se “Tash a po dojna një opozitë sot sikur opozita e djeshme e Vetëvendosjes, me na thane se po të ishum kanë na në dialog sot e kishe pas njohjen e se kishe pas asociacion. Pra me na rrejt. Apo një pozitë, e cila thotë se kjo marrëveshje ka mujt me u bo ma mirë, por jo fort ma mire se na e dime”. Kjo pozitë e kaluar mos të harrojmë, përfshirë mu këtu e Hoxha, kena rrejt qoftë. Jo me vetëdija. Kena thane diçka që bëhet e cila nuk bëhet. Dhe tash e ki qat njeri në pushtet, që ka thane e bëjë por që nuk po bën”.

Madje sipas Ymerit, rëndësia kryesore e opozitës është që ajo me na tregu se si është e ardhmja e Kosovës, sepse sipas tij të djeshmen edhe të sotmen e dijmë krejt.

“Tema më e rëndësishme është ajo opozitë e cila merr guximin se del me na kallxu se qysh e sheh të nesërmen e Kosovës. Jo qysh ishte në të djeshmen as të sotit sepse e dijmë se qysh ka qenë e djeshmja dhe qysh është sot”.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika