Stoltenberg: Kundërofensiva ukrainase po përparon

“Ukrainasit gradualisht po fitojnë terren dhe kjo dëshmon rëndësinë e mbështetjes sonë, por edhe të aftësisë dhe vullnetit tonë për të vazhduar mbështetjen”, ka deklaruar Stoltenberg para ligjvënësve të Bashkimit Evropian

Jens Stoltenberg - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Forcat ukrainase kanë qenë në gjendje që të thyejnë mbrojtjen ruse dhe kanë bërë përparim në kundërofensivën e tyre ndaj trupave të Moskës, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ukrainasit gradualisht po fitojnë terren dhe kjo dëshmon rëndësinë e mbështetjes sonë, por edhe të aftësisë dhe vullnetit tonë për të vazhduar mbështetjen”, tha Stoltenberg para ligjvënësve të Bashkimit Evropian, shkruan REL.

“Këto janë luftime të ashpra, të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë vijën e mbrojtjes së forcave ruse dhe po lëvizin përpara”.

Në ditët e fundit, Ukraina ka pretenduar se ka thyer vijat mbrojtëse të Rusisë gjatë kundërofensivës në jug të shtetit.

Ukraina ka pranuar dërgesa me armë perëndimore nga shtetet e NATO-s, përfshirë tanke luftarake dhe makina të blinduara për ta ndihmuar atë në luftime.

Por, Kievi e ka pranuar se kundërofensiva e nisur para tre muajsh ka qenë më e ngadalshme sesa ka shprehur fillimisht.

Trupat ukrainase raportohet se kanë intensifikuar sulmet në shkallë më të vogël, pasi sulmet në shkallë më të gjerë kanë hasur në vështirësi për shkak të minave tokësore të vendosura nga rusët.

Pushtimi rus i Ukrainës ka rigjallëruar aleancën ushtarake të NATO-s, e cila ka shtuar numrin e forcave të saj në krahun lindor.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika