Mitsotakis zotohet se do të bëjë gjithçka për t’iu ndihmuar të prekurve nga përmbytjet

.Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar të premten se Qeveria e tij do të bëjë “gjithçka që mund të bëjë njeriu” për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga përmbytjet, teksa e ka parë nga afër shkatërrimin në Karditsa

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

.Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar të premten se Qeveria e tij do të bëjë “gjithçka që mund të bëjë njeriu” për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga përmbytjet, teksa e ka parë nga afër shkatërrimin në Karditsa.

Një stuhi e fuqishme e ka goditur qendrën e Greqisë këtë javë, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm.

Greqia është përballur me këtë situatë teksa ka qenë duke tentuar të rimëkëmbet nga sezoni i zjarreve të verës.

Meteorologët kanë thënë se sasia e reshjeve këto ditë ka qenë e pashembullt – mbi 700 litra për metër katrorë në më pak se 24 orë.

Shkalla e shkatërrimit besohet se ende nuk është duke u parë saktë.

“E kuptoj zemërimin”, ka thënë Mitsokatis, duke iu referuar kritikave që Qeveria ka dështuar që t’i parashikojë vërshimet dhe të përgjigjet më shpejt, raporton REL.

Ai ka thënë se prioritet është shpëtimi i të gjithë atyre që janë në rrezik, sidomos atyre që jetojnë në fshatra, të cilat janë përmbytur nga uji që disa ditë.

Pronarët e shtëpive dhe bizneseve të shkatërruara duhet të marrin ndihmë sa më shpejt që është e mundshme, ka thënë mes tjerash kryeministri grek.

“Ne do t’i gjejmë paratë, qofshin të shtetit apo fonde evropiane”.

Të enjten, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley ka bërë thirrje për ofrim të ndihmës për vendet e prekura nga stuhia e fundit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika