Ndihmoi në punësimin e rreth 10 personave, ky është zyrtari i arrestuar sot

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohen dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

Komuna e Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të premten se ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, V.M. dhe V.M., nën dyshimin se të njëjtit në cilësinë e zyrtarëve të lartë të Qendrën për Punë Sociale në kryeqytet kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit, të njëjtit dyshohen se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, në mënyrë të kundërligjshme, kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

Gazeta “Insajderi” nga burime të sigurta mëson se të arrestuarit gjatë ditës së sotme janë Vebi Mujku si dhe Fadil Aliu- Heretica.

Aliu-Heretica ishte nën detyrën e shefit të personelit të Komunës së Prishtinës, ndërkaq Mujku ishte i angazhuar si drejtor në Qendrën për Punë Sociale.

Të dy dyshohen të kenë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion.

Gjithashtu, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj u intervistua nga krimet ekonomike. Gazeta Insajderi ka mësuar se pas intervistimit ai është lënë i lirë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika