Krasniqi pas dënimit të Gucatit dhe Haradinajt: Liria e popullit s’është falur, është fituar me gjak

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se bashkëndjen me familjet e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, sipas tij, drejtësia herdokur do ta gjejë rrugën e vërtetë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Pas dënimit të ish- krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili ka thënë se liria e popullit të Kosovës është fituar me skarifica të mëdha.

“Liria e popullit tonë nuk është falur, por është fituar me gjak e sakrificë dhe lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, përballë një agresori pushtues e të pamëshirshëm, i cili ka provuar ta zhbëj identitetin dhe ekzistencën tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Kjo është e vërteta mbi të cilën na ka mbështetur qytetërimi perëndimor dhe bota demokratike dhe pjesë e kësaj të vërtete janë edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Kjo e vërtetë nuk mund të ndryshohet e as nuk bën të harrohet”, ka vijuar ai.

Tutje, Krasniqi ka thënë se bashkëndjen me familjet Gucati e Haradinaj dhe se sipas tij, herdokur drejtësia do ta gjejë rrugën, sipas tij, të vërtetë.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika