Sipas Osmanit, mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ka komunikim por jo bisedime konkrete

"Presim që Republika e Bullgarisë të ketë një qëndrim të konsoliduar të Qeverisë për atë se çfarë do të bëhet më pas me këtë proces", ka thënë Osmani, i cili shtoi se Bullgaria ka palë të interesuara që me provokime ta çojnë të gabojë palën maqedonase

Ministri për Punë të Jashtme në Maqedoni Bujar Osmani, ka folur për negociatat me Bullgarinë, ndërsa deklaroi se “topi është në Sofje dhe se ata duhet të bëjnë lëvizje”.

Bujar Osmani ka theksuar se Maqedonia e ka thënë atë që ka pasur në të gjitha takimet, madje ka formalizuar dokumente të ndryshme.

I pyetur në konferencën e sotme tematike për Forumin e Prespës për Dialog 2022 për të komentuar deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev se “nuk do ta lejojë maqedonizmin të hyjë në BE”, Osmani ka theksuar se në Bullgari ka palë të interesuara që me provokime ta çojnë të gabojë palën maqedonase, transmeton “Telegrafi”.

Bujar Osmani

“Presim që Republika e Bullgarisë të ketë një qëndrim të konsoliduar të Qeverisë për atë se çfarë do të bëhet më pas me këtë proces. Për fat të keq ka komunikim, por nuk kemi bisedime konkrete derisa të dëgjojmë atë qëndrim të konsoliduar nga Bullgaria”, ka thënë Ministri për Punë të Jashtme në Maqedoni Bujar Osmani.

Ai mohon se po përgatiten apo shqyrtohen propozime dhe tema konkrete.

 

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika