Çeku për banerin “Kosova është Serbi”: Dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim

Për banellën "Kosova është Serbi" që u shfaq nga tifozët gjatë ndeshjes së sotme mes Kosovës dhe Rumanisë, ministri Çeku ka thënë se "dinjiteti i shtetit ë Kosovës është mbi çdo provokim"

Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar për banellën “Kosova është Serbi”, që u shfaq nga tifozët gjatë ndeshjes së sotme mes Kosovës dhe Rumanisë.

Përmes një postimi, ministri Çeku ka thënë se “dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim”.

“Teksa djemtë tanë e vazhdojnë lojën me zemër e profesionalizëm, dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim. Shkëlqeni sonte”, ka shkruar ministri Hjarulla Çeku.

Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë për shkak të banerave fyese të vendosura nga tifozët e rumunë ku shkruan “Kosova është Serbi”.

Lexo dhe: Ndërpritet ndeshja Kosovë – Rumani, tifozët rumunë provokojnë me banera “Kosova është Serbi”

Tifozët e Rumanisë gjithashtu e kanë fishkëllyer himnin e Kosovës.

Pas shfaqjes së banerit futbollisti Mërgim Vojvoda ka zgjedhur një formë për t’iu përgjigjur.

Lexo dhe: Mërgim Vojvoda i përgjigjet me shqiponje parullave “Kosova është Serbi”

Si formë për t’iu përgjigjur tifozëve, Vojvoda ka zgjedhur të bëjë shqiponjën.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika