Hoti për takimin Kurti-Vuçiq: Negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në vilat e Titos në Ohër

"Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në vilat e Titos në Ohër. Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit"

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Takimin e 14 shtatorit në Bruksel në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti i serb, Aleksandër Vuçiq, e ka komentuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se nuk duhet pasur pritshmëri të mëdha për këtë takim, pasi sipas tij, të enjten në Buksel do të negociohet vetëm zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 18 mars të këtij viti, në vilat e ish-udhëheqësit jugosllav, Josip Broz Tito.

“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në vilat e Titos në Ohër. Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika