Sarrazin për rundin e ri të dialogut Kosovë – Serbi: Nuk ka entuziazëm të madh

"Nuk ka një entuziazëm të madh se do të ndodh një përparim i madh", ka deklaruar emisari i Gjermanisë, Sarrazin për pritshmëritë e tij për rundin e ri të dialogut Kosovë - Serbi

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin nuk është shprehur entuziast për takimin e sotëm Kurti – Vuçiq në Bruksel.

“Nuk ka një entuziazëm të madh se do të ndodh një përparim i madh, bëhet fjalë për hapa konkretë për deeskalimin në veri të Kosovës, të hapen dyert e të ecet në rrugën pozitive. Rajonit i nevojiten lajme të mira”, ka thënë Sarrazin në emisionin “Newsnight” në televizionin “N1”.

Megjithatë, Sarrazin shpreson që dialogu dhe puna për të ecur tutje do të tregojnë rezultate.

I pyetur se çfarë mund të arrihet në rundin e ri të dialogut, Sarrazin u shpreh se plani për deeskalim i BE-së është që të dyja palët të shkojnë drejt tërheqjes së forcave policore, zgjedhjeve të reja për kryetarë të rinj në katër komuna në veri të Kosovës.

Sipas tij, zgjidhja e dialogut mund të bëhet vetëm nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjes së Ohrit dhe se të dyja palët duhet të dëshmojnë se do të ofrojnë diçka.

“Presioni politik për të arritur depërshkallëzimin është shumë i lartë. Të dyja palët duhet të dëshmojnë se do të ofrojnë diçka. Mendoj se është e qartë se bashkësia ndërkombëtare pret që pala kosovare të ecë përpara dhe se Asociacioni do të krijohet siç është rënë dakord, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka theksuar ai.

Ndryshe, sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika